Kreu i opozitës në Durrës: Të gjithë në protestë të hënën!

schedule22:15 - 7 Korrik, 2019

schedule 22:15 - 7 Korrik, 2019

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, pas vizitës në Kamëz dhe në Vorë, është ndalur një ditë para protestës edhe në qytetin e Durrësit.

Basha nga Durrësi ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në protestën e nesërme për të vazhduar protestën deri në largimin e kryeministrit Rama.

Më pas Basha falënderoi qytetarët e Durrësit që sipas tij refuzuan masivisht regjimin e Edi Ramës më 30 Qershor.

 “Masivisht duhet t’i bashkohemi protestes së ditës së nesërme për të treguar se të gjithë bashkë do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. E nesërmja është bashkim i qytetarëve europiane që luftojnë për vlerat dhe parimet europiane”- tha Basha në takimin informal që zhvilloi në Durrës mbrëmjen e së dielës.

“30 Qershori ishte dita që shënoi fillimin e fundit real të Edi Ramës”- u shpreh më pas kryetari i Partisë Demokratike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!