Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kreu i Mbrojtes Civile në Itali dyshohet të jetë infektuar me koronavirus

schedule15:26 - 25 Mars, 2020

schedule 15:26 - 25 Mars, 2020

Shefi i Mbrojtes Civile në Itali Angelo Borrelli dyshohet që të jetë infektuar me koronavirus. Siç raportojnë mediat italiane, Borrelli e ka bërë një herë testin, dhe do t’i bëhet një tjetër sot.

Si duket, Shefi i Mbrojtes Civile ka bërë një test disa ditë më parë dhe ka rezultuar të jetë negativ për koronavirusin. Pasi janë shfaqur simptomat ditën e sotme testi është bërë sërish.

Ndërkohë, konferenca që mbahet çdo ditë në orën 06.00 nga vetë Borrelli është anuluar për ditën e sotme.

Më anë të një deklarate, Mbrojtja Civile në Itali njoftoi:

“Për shkak të këtij problemi, konferenca ditore për emergjencën e koronavirusit që mbahet në orën 6 të pasdites do të pezullohet duke nisur nga dita e sotme…Departamenti do vazhdojë që të grantojë eficencë maksimale..”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!