Kreu i KMSH-së i lutet Zotit për shërimin e Janullatosit dhe George Frendos

schedule19:47 - 12 Nëntor, 2020

schedule 19:47 - 12 Nëntor, 2020

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu i lutet Zotit për shërimin e shpejtë nga koronavirusi të Kryepeshkopit Janullatos dhe Imzot George Frendos. Një një postim në faqen e tij në Facebook, Spahiu shkruan se e mësoi me shqetësimin lajmin.

“Mësova me shqetësim lajmin e prekjes nga COVID-19 të Anastas Janullatos dhe George Frendos! I lutem Zotit për shëndetin e klerikëve të nderuar të besimit ortodoks dhe katolik! Zoti u dhëntë forcë dhe shërim të shpejtë” shkruan ai.

Kryepeshkopi Janullatos u transportua në Greqi për mjekim të specializuar, pasi ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa George Frendo në një nga spitalet Covid në Tiranë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!