Presidenti i Republikës i kërkon Bujar Leskajt të vazhdojë të qëndrojë në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit edhe pse mandati i ka mbaruar më 23 Dhjetor të vitit të kaluar. Zyra e shtypit e kreut të shtetit publikoi përgjigjen që i kishte dërguar Leskajt pasi ky i fundit e informonte se pas mbarimit të mandatit të tij, ia kishte deleguar kompetencat zv/kryetares Lindita Lati.
Në përgjigjen e tij, kreu i shtetit bën të ditur se në kushtet kur propozimi i tij, Vitore Tusha për kreun e KLSH nuk u miratua nga Kuvendi, po vlerëson përzgjedhjen e një kandidaturë të re. Deri atëherë, presidenti Meta kujton se sipas ligjit organik, kryetari i Kuvendit qëndron në detyrë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.
Kreu i shtetit nënvizon se nëse KLSH do përfaqësohej nga një funksionar tjetër e jo nga kryetari i tij, kjo do e zhvishte nga mbrojtja kushtetuese e ligjore që gëzon institucioni, duke bërë që në këtë mënyrë të cënohej integriteti e pavarësia e tij. /abcnews.al