Kreu i Institutit për Shëndetësi në Itali: Pandemia zgjat për të paktën edhe një vit e gjysmë

schedule15:51 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 15:51 - 1 Dhjetor, 2020

Pandemia e COVID-19 do të zgjasë për të paktën edhe një vit e gjysmë. Kështu është shprehur presidenti italian i Institutit për Shëndetësi, Silvio Brusaferro, raporton Ansa.

“Në dallim nga fatkeqësitë natyrore që mund të jenë dramatike por edhe afatshkurtëra siç është për shembull tërmeti, pandemia shkakton stres që zgjat më shumë. Dhe, sistemi shëndetësor po punon në zhvillimin e strategjisë që do të na ndihmojë të adaptohemi në një situatë të tillë, e disa prej atyre masave do të jenë sigurisht afatgjata”, shton Brusaferro.

Ai theksoi se deri më sot nga pandemia kemi mësuar shumë që masat parandaluese janë thelbësore, sepse na ndihmojnë në shmangien e një krize shëndetësore.

Sipas tij, masat parandaluese janë shumë të dukshme nëse ato funksionojnë siç duhet. Instituti për Shëndetësi është autoritet më i lartë shëndetësor në Itali. /abcnews.al/