Kreu i Hamasit viziton Teheranin

schedule09:13 - 26 Mars, 2024

schedule 09:13 - 26 Mars, 2024

Shefi i Hamasit, Ismail Haniya do të vizitojë Teheranin sot për t’u takuar me zyrtarët iranianë, një ditë pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës.

Kjo do të jetë vizita e dytë e Haniya në Iran  që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor. Nasser Kanaani, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme iraniane, e quajti rezolutën e djeshme të Këshillit të Sigurimit një “hap pozitiv”.

“Një hap më i rëndësishëm është ndërmarrja e veprimeve efektive për zbatimin e rezolutës”, shtoi Kanaani.

Hamasi përshëndeti gjithashtu vendimin e Këshillit të Sigurimit, por shtoi se armëpushimi duhet të jetë i përhershëm.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!