Kreu i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, në një deklaratë të fundit ka fajësuar zyrtarët rusë për mungesën e municioneve dhe vlerëson se kundërsulmi ukrainas do të nisë rreth mesit të majit.
Sipas tij ky do të ishte një sulm që do të sillte “tragjedi” për Rusinë.
“Ne marrim vetëm 10-15% të municioneve që na nevojiten, “i tha bosi i kompanisë mercenare blogerit rus Simeon Pegov.
Ndërkohë Yevgeny Prigozhin është në konflikt shpesh publik me hierarkinë ushtarake ruse, të cilën ai e akuzon se nuk e ka furnizuar vendin e tij me sasi të mjaftueshme municioni. Ai ka pasur vazhdimisht sukses kundër ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu.
Zyrtarët ukrainas thanë javën e kaluar se përgatitjet për kundërsulmin ishin drejt përfundimit./abcnews.al