Kreu i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda para KPK-së

schedule13:43 - 2 Prill, 2019

schedule 13:43 - 2 Prill, 2019

Kreu i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Femi Petku, ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Gjatë seancës dëgjimore relatori i seancës deklaroi se ILDKPKI ka konstatuar deklarim të rremë nga ana e gjyqtarit dhe fshehje pasurie.

Sipas hetimit të KPK-së, kreu i Apelit të Krimeve të Rënda, Fehmi Petku, ka pasuri të pajustifikuara. Pjesa më e madhe e pronave të tij janë të trashëguara nga i ati. DSIK ka dorëzuar një raport të pjesshëm pasi ngrihen dyshime për korrupsion gjatë gjykimit të disa çështjeve gjyqësore.

KPK ka kryer një hetim të thelluar, por këto informacione nuk vihen në dispozicion pasi janë informacione të klasifikuara. Pranë KPK-së janë administruar ankesa për Femi Petkun. Por kreu i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda kërkoi konfirmimin në detyrë dhe deklaroi se hetimet nuk janë të sakta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!