Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kreu i CIA-s vizitë të papritur në Izrael

schedule09:19 - 15 Shkurt, 2024

schedule 09:19 - 15 Shkurt, 2024

Kreu i Policisë Federale të SHBA-së( FBI ) bëri një vizitë të papritur në Izrael, ku u takua me anëtarë të agjencive të zbatimit të ligjit dhe inteligjencës, sipas një deklarate të FBI-së.

Christopher Wray adresoi kërcënimet “aktuale dhe të ardhshme” me të cilat po përballet Izraeli dhe SHBA, thuhet në deklaratë.

Wray u takua gjithashtu me kreun e FBI-së me bazë në Tel Aviv dhe këmbënguli në rëndësinë e punës që personeli i FBI-së po bën së bashku me partnerët e tyre izraelitë për të kundërshtuar kërcënimet nga Hamasi, Hezbollah, Irani dhe të tjerët.

Sipas New York Times, kjo është vizita e parë e Ray në Izrael që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi.

Kreu i FBI-së tani do të udhëtojë në Gjermani për Konferencën e Sigurisë në Mynih, e cila fillon sot dhe zgjat deri më 17 shkurt.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!