Kreu i CIA-s: Viti 2024 mund të jetë më i vështirë për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë

schedule12:32 - 31 Janar, 2024

schedule 12:32 - 31 Janar, 2024

Viti 2024 mund të jetë i vështirë për Ukrainën në betejën e saj kundër Rusisë, ka vlerësuar kreu i CIA-s, Bill Burns, duke theksuar se do të ishte një gabim i “përmasave historike” të ndërpritet ndihma amerikane për Kievin.

Burns vuri në dukje se Ukraina mund të rrisë koston e luftës për Rusinë duke goditur objektiva më thellë në territorin rus. Ai vuri në dukje se lufta ka filluar të minojë fuqinë e presidentit rus Vladimir Putin dhe sugjeroi se Kina mund të marrë një qëndrim më agresiv ndaj Tajvanit nëse sheh që mbështetja e SHBA-së për Ukrainën zbehet.

“Ky vit ka të ngjarë të jetë i vështirë në fushën e betejës në Ukrainë,” theksoi ai. “Nëse SHBA tërhiqet nga konflikti në këtë moment kritik dhe ndërpret mbështetjen për Ukrainën, do të shënojë një autogol të përmasave historike”, theksoi ai.

“Sfida e Ukrainës është të shtypë arrogancën e Putinit dhe t’i tregojë Rusisë koston e lartë të një konflikti të vazhdueshëm, jo ​​vetëm duke bërë përparim në vijën e parë, por duke goditur më thellë pas saj dhe duke korrur fitime të qëndrueshme në Detin e Zi”, shtoi Burns.

Komentet e tij dukej se i referoheshin sulmeve në zonat që Rusia ka marrë nga Ukraina, jo brenda vetë territorit rus.

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden e ka ndaluar Ukrainën të përdorë armët amerikane kundër objektivave brenda Rusisë dhe ka refuzuar t’i ofrojë Kievit raketa HIMARS me rreze të gjatë veprimi.

“SHBA nuk lehtëson apo inkurajon sulmet brenda Rusisë,” tha një zyrtar i qeverisë amerikane.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!