TIRANË- Kryetari i bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, u paraqit këtë të martë në SPAK. Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se Isai është thirrur të dëshmojë për hetimet që po kryen në lidhje me ndërtimin e një aksi rrugor, i cili lidh Korçën me Ersekën.
Ai është thirrur në cilësinë e personit pasi Prokuroria e Posaçme dyshon se Isai ka dijeni për këtë projekt./abcnews.al