Avokati Romeo Kara, duke komentuar protestën e opozitës në disa segmente rrugore në vend, tha se ka dekraduar nocioni ‘protestë’. Në një intervistë për “Tirana Live”, ai tha se Sali Berisha dhe Ilir Meta duan përplasje civile pasi kanë hesape të pakthyeshme dhe të negociueshme me drejtësinë e re.
“Degradim i nocionit protestë. Politika e gjendur në kolaps e stablishmentit të vjetër që ka hesape të pakthyeshme dhe të panegocueshme me drejtësinë dhe kemi parashikuar që këta persona që janë në fund të karrierës së tyre, të turpshme fatkeq për ta, por fatmirësisht për ne, lider të opozitës dhe pozitës, që duan, apo e ndjejnë të ushqejnë politika destabilizuese që do të mbanin peng ringritjen normale të shtetit.
Opozita ka kohë që është në udhëkryq, pushteti nuk po e merr më pozita për merita të saj, por fakti që ka një opozitë të tillë, e cila mendon se zëri i atij që ka marrë, ata dalin për llogari të Berishës dhe Metës, ofenduese dhe fyesëe për çdo njeri që ka dinjitet, që zëri i hajdutit të jetë më i lartë se i viktimës. Me çfarë guximi del në protestë. Ata duan përplasje civile, të destabilizojnë dhe ta çojnë vendin në përçarje të tjera. Mendoj se në këtë moment duhet të fokusohemi të zbatimi i rendit dhe të mos bëjmë asnjë kompromis. Kjo pamje është për të përcjellë se Shqipëria është në destabilitet, që Shqipëria ka nevojë për rotacion që është e gabuar. Ne kemi nevojë për zëra të rinj në politikë. Nuk kanë më gjë me qeverinë, e kanë me hallin e tyre. Burgut iu kthye dinjiteti si institucion në Shqipëri me arrestimin e Metës.”, tha Romeo Kara./abcnews.al