Krerët në burg, opozita në rrugë/ Protestuesit djegin gomat në autostradën Milot-Laç

schedule18:12 - 29 Tetor, 2024

schedule 18:12 - 29 Tetor, 2024

Me krerët e saj nën arrest, opozita proteston këtë të martë duke bllokuar 6 akse rrugore. Protestuesit janë ndaluar në hyrjen e autostradës Milot – Lac dhe i kanë vënë zjarrin disa gomave.

Deri në këto momente nuk ka patur incidente, ndërsa protestuesit vendosën të vijojnë bllokimin disa qindra metra me poshtë se starti i saj dhe blute janë vendosur pranë urës së Milotit dhe monitorojnë në distancë situatën.

Opozita ka njoftuar mbajtjen e protestës në 17:00, por ndryshe nga më parë, ajo do të shtrihet në akset kryesore të vendit, si: Segmenti “Casa Italia – Sheshi Shqiponja, Rrethrrotullimi Milot, Rrethrrotullimi Shkozet, Rrethrrotullimi Bradashesh, Rrethrrotullimi Rrogozhinë, Rrethrrotullimi Levan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!