Krerët e Mossad dhe CIA takohen në Doha, në fokus lirimi i pengjeve

schedule13:48 - 28 Nëntor, 2023

schedule 13:48 - 28 Nëntor, 2023

Krerët e Mossad dhe CIA janë në Doha, ku janë takuar me kryeministrin e Katarit dhe po diskutojnë një plan për lirimin e pengjeve të tjerë, përveç grave dhe fëmijëve.

Sipas agjencisë Reuters, në takimin e David Barnea dhe Ëilliam Burns me Mohammed al-Thani morën pjesë edhe zyrtarë të qeverisë egjiptiane.

Një tjetër burim tha se Barnea dhe Barnes do të takohen gjithashtu me Emirin e Katarit Tamim bin Hamad al-Thani dhe zyrtarë të lartë në qeverinë e tij që kanë të bëjnë me bisedimet me Hamasin.

Qëllimi i takimit është përcaktimi i transaksioneve të radhës për lirimin e pengjeve por edhe përcaktimi dhe forcimi i mekanizmave të ndërmjetësimit për dy raundet e fundit që do të zhvillohen sot dhe nesër.

Ndërkohë, ministria e jashtme e Katarit, e cila po ndërmjetëson armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit në negociatat për lirimin e të rrëmbyerve, tha se nuk ishte në gjendje të përcaktonte se sa kanë mbetur në Rripin e Gazës përtej 20 që pritet të lirohen sot dhe nesër.

Më tej, Doha theksoi se qëllimi kryesor i negociatave është një armëpushim i përhershëm midis Izraelit dhe Hamasit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!