“Krenar për skuadrën”, Cammaratta: Na ndëshkoi ligji i futbollit. Merkato? Pres dhurata

schedule16:23 - 20 Janar, 2021

schedule 16:23 - 20 Janar, 2021

Apolonia nuk mundi t’i bëjë ballë Kukësit sot dhe u mund me shifrat 3-1. Në një moment fierakët barazuan, por në fund nuk mundën të ruajnë barazimin, teksa patën edhe mundësi shënimi të shpërdoruara. Pas ndeshjes për Supersport foli trajneri Cammaratta dhe u shpreh se është krenar për lojën e ekipit të tij.

“Ishte një ndeshje me dy fytyra. Në pjesën e parë na vunë në vështirësi dhe gjetën edhe golin. Më pas nisëm të luajmë mirë dhe gjetëm dy shtylla. Më pas skuadra bëri mirë dhe mund ta fitonim ndeshjen. Ligji i futbollit më pas të ndëshkon dhe kur nuk shënon do të pësosh.

Jam i kënaqur me lojtarët sidomos edhe me pjesën e dytë për të arritur mbijetesën. Apolonia është skuadër e bukur dhe e gjallë. Por mund të kishim shënuar më parë dhe duhet të harrojmë këtë dhe të shohim për ndeshjen e radhës. Merkato? Dhuratat i mirëpres dhe do presim fundin e muajit”, u shpreh Cammaratta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!