Le të ulim armët, paqja nuk arrihet me forcë, por përmes dialogut. Ky ishte mesazhi I Papa Leonit XIV në meshën e Urbi et Orbi të dielën e Pashkëve.
Ati I shenjtë kremtoi Pashkën e parë pasi u ngjit në fronin e Shën Pjetrit vitin e kaluar, ku u nda nga jeta paraardhësi I tij Papa Françesku.
Ai vuri në dukje indiferencën njerëzore përballë luftës dhe padrejtësisë dhe kërkoi reagim.
“T’i lëmë armët! Jo një paqe të imponuar me forcë, por nëpërmjet dialogut! Jo me dëshirën për të dominuar të tjerët, por për t’u përballur me ta! Po mësohemi me dhunën, po i dorëzohemi asaj dhe po bëhemi indiferentë. Indiferentë ndaj vdekjeve të mijëra njerëzve. Indiferentë ndaj pasojave të urrejtjes dhe përçarjes që mbjellin konfliktet. Indiferentë ndaj pasojave ekonomike dhe sociale që ato prodhojnë, të cilat i ndiejmë të gjithë. Ekziston një “globalizim i indiferencës” gjithnjë e në rritje”, tha Papa Leoni.
Leoni XIV kujtoi fjalët e Papa Françeskut, i cili tha Pashkën e tij të fundit se ka një etje të madhe për vdekje, për vrasje, që e dëshmojmë çdo ditë në shumë konflikte që shpërthejnë në pjesë të ndryshme të botës.
Pashkët u kremtuan edhe në vende të tjera të botës. Patriarku Latin i Jerusalemit, Kardinali Pierbattista Pizzaballa, drejtoi Vigjiljen e Pashkëve të së Shtunës së Madhe në Kishën e Varrit të Shenjtë në Jerusalem.
Edhe në Liban të krishterët kremtuan Pashkën, por të zhvendosur larg fshatrave të tyre kufitare jugore për shkak të ofensivës izraelite.


