Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kremtohet Kurban Bajrami/ Tiranë, besimtarët falën namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

schedule13:06 - 6 Qershor, 2025

schedule 13:06 - 6 Qershor, 2025

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit islam.

Në Tiranë, mijëra besimtarë mbushën bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të falur namazin e Kurban Bajramit.

Këtë herë festa përkoi të premten, në ditën më të rëndësishme të javës për besimtarët myslimanë, duke dyfishuar vlerën e festës.

Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu përpara besimtarëve myslimanë në bulevard përcolli mesazhe paqeje, uniteti dhe dashurie, ndërsa vuri theksin tek reflektimi.

“Le të mos e shohim si ditë pushimi dhe konsumi por si ditë adhurimi, ashtu siç është vërtetë, si mundësi për të rindërtuar lidhjet tona me zotin dhe njëri-tjetrin.”

Besimtarët urojnë njëri-tjetrin për harmoni e ditë më të mira.

“Sipas traditës pas faljes së namazit të Kurban Bajramit besimtarët mblidhen për të festuar me njëri tjetrin. Kurban bajrami simbolizon sakrificën dhe bindjen ndaj Zotit.” / abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!