Festa e Shna Ndout! Mijëra besimtarë drejt vendit të shenjtë, krijohen radhë kilometrike trafiku

schedule23:37 - 12 Qershor, 2021

schedule 23:37 - 12 Qershor, 2021

Sonte është nata e shënuar për besimtarët që bëjnë pelegrinazh në Kishën e Shna Ndout në Laç.  Me mijëra besimtarë janë ngjitur për tek vendi i shenjtë që nga mesdita.

Ndërsa në orët e mbrëmjes fluksi i madh i automjeteve ka bllokuar qarkullimin, ndonëse forca të shumta të policisë janë të dislokuara në të gjitha rrugët e qytetit të Laçit.

Drejtuesit e automjeteve thonë se janë të bllokuar në trafik prej afro 4 orëve, ndërsa vargu i automjeteve e kalon dhe autostradën. /abcnews.al/