Kremlini ka thënë se sulmet ukrainase në rajonin kufitar rus të Belgorodit ishin projektuar për të destabilizuar situatën në vend gjatë zgjedhjeve presidenciale tre-ditore midis të premtes dhe të dielës.
“Është një fakt i qartë që sulmet kanë të bëjnë me përpjekjet për të hedhur një hije mbi zgjedhjet ose për të destabilizuar situatën”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov.
Luftime dhe granatimet në Belogord, një provincë kufitare që është sulmuar sjpesh nga Ukraina, janë shtuar ditët e fundit, me të dyja palët që thonë se forcat e Kievit kaluan kufirin për të sulmuar dje.
Në një deklaratë, ministria ruse e mbrojtjes tha se Ukraina kishte përdorur helikopterë për të ulur deri në 30 ushtarë afër fshatit kufitar Kozinka.
Zyrtarët në Kiev thanë më herët të premten se Belgorod dhe rajoni fqinj Kursk ishin nën sulm nga grupet e armatosura ruse anti-Kremlin me bazë në Ukrainë.
/abcnews.al