Kremlini: SHBA po planifikon t’i japë fondet ruse Ukrainës

schedule12:21 - 7 Shtator, 2023

schedule 12:21 - 7 Shtator, 2023

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov këtë të enjte ka deklaruar se së fundmi duket se SHBA po planifikon që të përdore fondet e sekuestruara të biznesmenëve rusë të shënjestruar nga sanksionet për të ndihmuar Ukrainën. Sipas tij një veprim i tillë është i paligjshëm dhe veprime të tilla do të kundërshtohen.

Peskov tha se disa biznesmenë rusë kishin kundërshtuar tashmë veprime të ngjashme në disa vende ku gjykatat i gjetën ato të paligjshme.

Ndërkaq kujtojmë se nga fillimi i luftës, vendet perëndimore kanë vendosur sanksione ndaj individëve dhe subjekteve ruse në një përpjekje për të ndërprerë industritë që nxisin luftën.

Disa nga individët e sanksionuar përfshijnë Polina Kovaleva, njerka e ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov, manjati miliarder i naftës Eugene Shvidler (me lidhje të ngushta biznesi me Roman Abramovich) dhe Herman Gref, CEO i bankës më të madhe ruse Sberbank dhe këshilltar i ngushtë i Vladimir Putin që nga vitet 1990. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!