Samiti i NATO-s në Vilnius, Lituani, demonstron një qëndrim “anti-rus” midis përfaqësuesve të vendeve anëtare të NATO-s, tha të martën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
“Po flasim për një samit të një aleance që ka një natyrë të theksuar anti-ruse. Rusia perceptohet si një armik, një kundërshtar”, tha Peskov, duke shtuar se vendndodhja e samitit pranë kufijve të Rusisë nuk është aq e rëndësishme sa qëndrimi armiqësor që përcillet nga ky samit.
Peskov paralajmëroi se pranimi i mundshëm i Ukrainës në NATO do të ishte “shumë i rrezikshëm për sigurinë europiane”, duke u kërkuar atyre që do të peshojnë vendimin duke marrë në konsideratë rreziqet që lidhen me marrjen e një vendimi të tillë.
Duke iu drejtuar miratimit të Turqisë për hyrjen e Suedisë në NATO, Peskov tha se Rusia njeh detyrimet e Ankarasë si anëtare e aleancës dhe shtoi se pavarësisht mosmarrëveshjeve, ka fusha me interes të ndërsjellë midis Rusisë dhe Turqisë që janë të rëndësishme për të dy vendet.
/abcnews.al