Në një deklaratë të premten, Kremlini tha se Rusia dhe Koreja e Veriut nuk kanë nënshkruar asnjë marrëveshje për çështjet ushtarake, apo për ndonjë fushë tjetër, gjatë vizitës së Kim Jong-un në Rusi këtë javë.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gjithashtu gazetarëve se nuk kishte pasur një plan për të nënshkruar ndonjë marrëveshje zyrtare gjatë vizitës.
Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un u takuan në qendrën hapësinore në Vostochny në rajonin Amur.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ngriti gjithashtu dolli për “fitoret e reja për Rusinë” dhe miqësinë midis Moskës dhe Phenianit në një darkë zyrtare pas bisedimeve të tij me presidentin rus Vladimir Putin.
/abcnews.al