Kremlini: Rrëzimi i avionit të Prigozhin mund të ketë qenë i qëllimshëm

schedule12:40 - 30 Gusht, 2023

schedule 12:40 - 30 Gusht, 2023

Kremlini tha të mërkurën se hetimi për rrëzimin e avionit, në të cilin humbi jetën lideri i grupit mercenar të Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe nëntë të tjerë javën e kaluar mund të jetë shkaktuar qëllimisht.

“Është e qartë se po shqyrtohen versione të ndryshme, duke përfshirë versionin që ju shumë mirë mund ta merrni me mend, le të themi një mizori e qëllimshme”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Peskov tha gjithashtu se hetimi për rrëzimin e avionit ishte një hetim rus dhe se nuk mund të bëhet fjalë për një hetim ndërkombëtar. Komiteti hetues i Rusisë të dielën konfirmoi se Prigozhin ishte në mesin e njerëzve të vrarë si pasojë e rrëzimit të avionit të mërkurën e kaluar.

/abcnews.al