Kremlini reagon për herë të parë për suksesin e kundërofensivës ukrainase

schedule12:53 - 12 Shtator, 2022

schedule 12:53 - 12 Shtator, 2022

Kremlini ka reaguar për herë të parë pas lajmeve se Ukraina po korr suksese të njëpasnjëshme në kundërofensivën e saj në lindje të vendit.

Në një deklaratë për gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia do të arrijë qëllimet e “operacionit të saj special ushtarak” në Ukrainë, shkruan The Guardian.

Peskov tha gjithashtu në thirrje se nuk kishte diskutime për çmilitarizimin e mundshëm të termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia, pavarësisht se ishte një nga rekomandimet kryesore të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike nga vizita e saj në termocentral.

Peskov refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me një mobilizim të mundshëm për të mbështetur fushatën ushtarake. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!