Vladimir Putin ka “mbështetjen absolute” të popullit rus, tha Kremlini në një deklaratë ditën e sotme, duke cituar një sondazh të ri, sipas skynews.
Ai tha se ka pasur “rritje të paprecedentë” në mbështetjen e liderit rus. Në konferencën e tij të përditshme, Kremlini shtoi se vendet do të duhet paguajnë për gazin rus në rubla dhe se nëse ata refuzojnë, gazi nuk do të jepet falas, duke sugjeruar se tani kjo është e vetmja mënyrë që vendet do të mund të blejnë gazin rus.
Për sa i përket bisedimeve të paqes, sipas një zëdhënësi detajet do të bëhen publike ditën e sotme ose të nesërme.
/abcnews.al