Kremlini: Puna e IAEA në centralin bërthamor Zaporizhzhia është pozitive

schedule14:03 - 2 Shtator, 2022

schedule 14:03 - 2 Shtator, 2022

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia e sheh mbërritjen e inspektorëve të IAEA në centralin bërthamor të Zaporizhzhia si “shumë pozitive”, por është shumë herët për të vlerësuar punën e ekipit, sipas BBC.

“Gjëja kryesore është që misioni i OKB-së është aty”, tha ai.

Kreu i administratës së rajonit të Zaporizhzhia, të kontrolluar nga Rusia, Yevhen Balitsky, tha se nuk kishte pasur asnjë bombardim nga pala ukrainase që nga e enjtja.

Ai ia atribuoi këtë pranisë së inspektorëve të IAEA në zonë.

/abcnews.al