Kremlini tha pala ruse po përpiqet masivisht për të arrirë një marrëveshje paqeje me Ukrainën, shkruan The Guardian
“Delegacioni ynë po bën përpjekje kolosale dhe po tregon më shumë gatishmëri sesa pala tjetër”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Nëse biem dakord për një marrëveshje, respektimi i të gjithë parametrave dhe zbatimi i tyre mund ti japë fund shumë shpejt luftës.”
I pyetur në lidhje me një raport të Financial Times se Ukraina dhe Rusia kishin bërë përparime të rëndësishme në lidhje me një plan paraprak të paqes, Peskov tha:
“Nuk është plotësisht e vërtetë, ka disa element që janë të saktë, por në përgjithësi nuk është i saktë.”
Kremlini, tha ai, do të njoftojë nëse të dyja palët do të arrijnë një progres në bisedimet e paqes.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se pretendimi i presidentit amerikan Joe Biden se Presidenti Putin ishte një kriminel lufte ishte i papranueshëm dhe se Shtetet e Bashkuara nuk kishin të drejtë t’i jepnin leksione Rusisë pas përfshirjes së saj në kaq shumë konflikte.
/abcnews.al