Operacioni ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës është “shumë i vështirë”, por disa qëllime janë arritur, tha zëdhënësi i Kremlinit.
Dmitry Peskov tha se Moska ka dëmtuar rëndë “makinën ushtarake” të Ukrainës, por forcat e saj po punojnë ngadalë sepse kjo “nuk është një luftë”.
Rusia filloi pushtimin e saj në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, por gjithmonë i është referuar luftës si një “operacion special ushtarak”.