Kremlini nuk ka pasur asnjë kontakt me kandidatin presidencial të SHBA-së, Donald Trump për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov.
Peskov tha se udhëheqja ruse nuk e kishte idenë sesi Trump do të mund të zgjidhte çështjen në rast se do të fitonte. Trump vazhdimisht ka shprehur admirim për Vladimir Putin.
Në një intervistë të fundit, ai shprehu gjithashtu shqetësimin për dërgimin e armëve në Ukrainë, duke thënë se nuk kishin municione për veten.
Rikujtojmë se gjatë deklaratave të tij të mëparshme, Trump ka shprehur bindjen se nëse do të ishte president do t’i jepte fund luftës në Ukrainë brenda 24 orëve.
/abcnews.al