Kremlini: Nuk do të heqim dorë nga Ukraina lindore dhe jugore

schedule13:37 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 13:37 - 8 Dhjetor, 2022

Duke folur gjatë konferencës së tij me gazetarët ditën e sotme, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia nuk ka hequr dorë për të marrë kontrollin e Ukrainës lindore dhe jugore që presidenti Vladimir Putin i ka cilësuar si pjesë të tij, sipas The Guardian.

Udhëheqësi rus njoftoi se kishte aneksuar katër rajone ukrainase – Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk, pas referendumeve të rreme. Megjithatë Moska nuk ka kontroll të plotë të asnjë prej katër provincave të Ukrainës që thotë se ka aneksuar.

“Nuk bëhet fjalë për këtë. Të paktën nuk ka pasur deklarata në lidhje me këtë. Por megjithatë ka shumë punë për të çliruar territoret; në një numër rajonesh të reja të Federatës Ruse ka territore të okupuara që duhet të çlirohen.

E kam fjalën për një pjesë të Republikës së Donetskut, si dhe atë që u bë pjesë e Federatës Ruse, dhe më pas u ripushtua nga trupat ukrainase,” tha Peskov kur u pyet nëse Rusia planifikon të përfshijë ndonjë territory tjetër përtej katër rajoneve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!