Kremlini: Nuk do lejojmë që asetet e sekuestruara ruse t’i dorëzohen Ukrainës

schedule12:21 - 22 Dhjetor, 2023

schedule 12:21 - 22 Dhjetor, 2023

“Rusia nuk do të lërë kurrë në paqe asnjë vend që do të konfiskojë asetet e saj”. Kështu u shpreh Kremlini të premten përmes një deklarate, duke thënë se do të shikojë se çfarë asetesh perëndimore mund të konfiskojë si hakmarrje në një skenar të tillë, shkruan The Guardian.

Kremlini komentoi një ide që po diskutohej në mënyrë aktive në perëndim, ku disa politikanë kanë sugjeruar që asetet e ngrira ruse me vlerë 300 miliardë dollarë t’i dorëzohen Ukrainës.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha në një konferencë se çdo konfiskim i tillë do t’i jepte një goditje të rëndë sistemit financiar ndërkombëtar dhe se Rusia do të mbronte të drejtat e saj në gjykata dhe me mjete të tjera nëse do të ndodhte./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!