Një ndihmës i presidentit rus tha se bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës pranë kufirit Ukrainë-Bjellorusi pritet të fillojnë në mesditë me orën e Moskës (04:00 ET) sipas CNN
Ndihmësi i presidentit rus, Vladimir Medinsky, i cili drejton delegacionin e Kremlinit, tha se ekipi i tij ishte “gati për negociata menjëherë pas mbërritjes së tyre.
Dy delegacionet do të takohen pranë lumit Pripyat në kufi. Zyra e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky tha se presidenti bjellorus Alexander Lukashenko e telefonoi Zelenskyn të dielën dhe i ofroi garanci sigurie, duke thënë se Lukashenko “kishte marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin bjellorus do të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit të delegacionit ukrainas”.
Takimi i planifikuar i së hënës pason një mori deklaratash nga Kremlini, i cili pretendoi më parë se pala ukrainase kishte kundërshtuar propozimin e Rusisë për t’u takuar në Bjellorusi.
Zyra e Zelensky mohoi pretendimet se Kievi kishte refuzuar të negocionte.
/abcnews.al