Kremlini: Moska nuk fshihet pas “Sindromës së Havanës”

schedule13:40 - 1 Prill, 2024

schedule 13:40 - 1 Prill, 2024

Kremlini ka hedhur poshtë një raport se inteligjenca ushtarake ruse mund të jetë pas “sindromës së Havanës” që ka prekur diplomatët dhe spiunët amerikanë në mbarë botën.

“Kjo nuk është aspak një çështje e re. Për shumë vite, çështja e të ashtuquajturit “Sindroma e Havanës” është ekzagjeruar në shtyp dhe që në fillim është shoqëruar me akuza kundër palës ruse,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov kur u pyet për raportin.

“Por askush nuk ka publikuar apo paraqitur askund prova bindëse të këtyre akuzave të pabaza,” tha Peskov.

Pra, të gjitha këto nuk janë gjë tjetër veçse akuza të pabaza mediatike”.

Në raport thuhet se njësia e sabotimit të inteligjencës ruse Gru 29155 mund të jetë përgjegjës për problemet mendore apo edhe çrregullimet në tru që po përballen agjentët amerikanë.

Një sëmundje, e pashpjegueshme shkencërisht,  që shkakton migrenë, të përziera, humbje të kujtesës dhe marramendje.

Hetimi i medias pretendon se inteligjenca ushtarake ruse mund të kenë shënjestruar trurin e diplomatëve amerikanë me armë zanore.

Në raport theksohet se ka prova për praninë e agjentëve rus në qytete anembanë botës në momentin që një nga diplomatet amerikanë kanë raportuar shqetësime. Moska i ka mohuar akuzat. Zyrtarët amerikanë, pas hetimeve një vit më parë, përjashtuan mundësinë që një shtet i huaj të ishte përgjegjës për sëmundjen misterioze.

Fenomeni e ka marrë emrin nga kryeqyteti i Kubës, Havana, ku në vitin 2016 raportohet se u shfaq rasti i parë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!