Kremlini ka mohuar pretendimet e bëra nga gruaja e Alexei Navalny se ai ishte helmuar me agjentin nervor Novichok. Ditën e djeshme, Yulia Navalnaya akuzoi autoritetet ruse për fshehjen e trupit të burrit të saj, ndërsa prisnin që “gjurmët e një Novichok të zhdukeshin”.
“Burri im nuk mund të mposhtej. Dhe pikërisht për këtë e vrau Putini. I turpshëm, frikacak, që nuk guxonte ta shikonte në sy ose thjesht t’i thoshte emrin,” tha ajo.
Sot Kremlini e ka mohuar pretendimin, duke thënë se akuzat janë të pabaza. Ai gjithashtu tha se Vladimir Putin nuk e ka parë videon e publikuar nga zonja Navalnaya.
/abcnews.al