“Ne jemi të gatshëm të mirëpresim çdo gjë që mund të sjellë fundin e konfliktit në Ukrainë dhe arritjen e të gjitha qëllimeve të vendosura nga Rusia”.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, lidhur me bisedën telefonike mes presidentit kinez Xi Jinping dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky.
Telefonata mes Xi Jinping dhe Volodymyr Zelenskiy ishte kërkuar prej kohësh nga Kievi. Moska shtoi se ka ende nevojë për të arritur qëllimet e asaj që ajo vazhdon ta quajë “operacioni i saj special ushtarak” në Ukrainë.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia ishte në dijeni me detajet e asaj që të dy udhëheqësit kishin diskutuar dhe tha se qëndrimet e tyre mbi konfliktin ishin tashmë të njohura, sipas Reuters.
“Sa i përket faktit që ata komunikuan, kjo është një çështje sovrane për secilin prej këtyre vendeve dhe një çështje e dialogut të tyre dypalësh,” tha Peskov.
/abcnews.al