Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kremlini kritikon qasjen e Ukrainës ndaj bisedimeve të paqes: Lë shumë për të dëshiruar

schedule12:46 - 18 Prill, 2022

schedule 12:46 - 18 Prill, 2022

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka kritikuar qasjen e Ukrainës ndaj bisedimeve të paqes, sipas The Guardian.

“Vazhdojnë bisedimet në nivel ekspertësh në kuadër të procesit të negociatave. Fatkeqësisht, pala ukrainase nuk është konsistente për sa i përket pikave për të cilat është rënë dakord. Ukraina shpesh po ndryshon pozicionin e saj dhe tendenca ndaj procesit të negociatave lë shumë për të dëshiruar,” tha Peskov gjatë një konference të përditshme për shtyp.

Peskov tha gjithashtu se vendet “jomiqësore” kishin ende kohë që të kryenin pagesat e gazit rus në rubla. Ai nuk pranoi të zbulonte se sa vende kishin rënë dakord për ta bërë këtë gjë.

Në fund të marsit, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret që kërkon që blerësit e huaj të paguajnë gazin rus në rubla osë në të kundërt do tu reduktohet furnizimi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!