Kremlini: Jemi të hapur për negociata me Ukrainën, asgjë nuk ka ndryshuar

schedule14:35 - 21 Tetor, 2022

schedule 14:35 - 21 Tetor, 2022

Vladimir Putin ka qenë i hapur për negociata me Ukrainën që nga fillimi, ka pohuar Kremlini, duke shtuar se “asgjë nuk ka ndryshuar” në lidhje me këtë, sipas The Guardian.

Deklarata e Zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov erdhi menjëherë pas deklaratës së presidentit turk. Rexhep Tajip Erdogan, më herët tha se presidenti rus dukej se ishte “më i hapur ndaj negociatave” se në fillim.

“Nuk jemi pa shpresë”, tha ai për mundësinë e negociatave për përfundimin e konfliktit.

“Nëse ju kujtohet, presidenti Putin u përpoq të niste bisedimet me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara edhe para operacionit special ushtarak”, tha Peskov, duke iu referuar agresionit të Rusisë kundër Ukrainës që filloi gati tetë muaj më parë.

“Putini ishte i hapur për negociata. Pra, në këtë drejtim, asgjë nuk ka ndryshuar. Pozicioni i palës ukrainase ka ndryshuar,” tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!