Kremlini: Jemi të hapur për bisedime për Ukrainën

schedule10:28 - 11 Janar, 2023

schedule 10:28 - 11 Janar, 2023

Presidenti Vladimir Putin është i hapur për bisedime mbi krizën në Ukrainë, sipas një deklaratë të Kremlinit, shkruan skynews.

Kremlini ka thënë gjithashtu se arritja e qëllimeve të tij me mjete politike dhe diplomatike është rruga që preferojnë të ndjekin por pozicioni i Ukrainës dhe Perëndimit po pengonin mundësinë e bisedimeve për momentin.

Në deklaratën e tij të fundit, Kremlini tha gjithashtu se forcat ruse po bëjnë përparime në operacionet ushtarake rreth qytetit të minierave të kripës Soledar në Ukrainën lindore. Dhjetorin e kaluar, Putin tha se Rusisë mund t’i duhet të arrijë një marrëveshje me Ukrainën për t’i dhënë fund luftës së saj.

Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se rezultati i konfliktit duhet të jetë një “paqe e drejtë dhe e qëndrueshme”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!