Rusia ka përjashtuar mundësinë që Ukraina të rimarrë kontrollin e Krimenë.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në përgjigje të asaj që tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për Financial Times, shkruajnë mediat e huaja.
“Marrja e kontrollit të Krimesë do të ishte “tjetërsim i një territori rus” dhe kjo për Moskën “nuk mund të diskutohet”, tha Peskov.
“Deklarata të tilla, shtoi zëdhënësi tregojnë edhe një herë papërgatitjen, mungesën e vullnetit dhe paaftësinë e palës ukrainase për të zgjidhur problemin me mjete joushtarake”.
/abcnews.al