Autoritetet ruse qëndrojnë plotësisht të heshtura pothuajse 24 orë pas vdekjes së kreut të Wagner Yevgeny Prigozhin i cili ishte në bordin e një avioni që u rrëzua në mënyrë të pashpjegueshme dhe ndërkohë që shumë rusë po ngrenë monumente të improvizuara për nder të tij.
Zyrtarisht, Kremlini vijon punën normalisht, pa thënë asgjë për rrëzimin e avionit.
Autoritetet ruse të aviacionit civil kanë konfirmuar se emri i Prigozhin ishte në listën e pasagjerëve të avionit privat, por autoritetet ruse nuk e kanë konfirmuar vdekjen e themeluesit mercenar. Vetëm shërbimet ruse të urgjencës njoftuan se të gjithë në bordin e avionit u vranë.
Autoritetet, të cilat morën mostra nga vendi i përplasjes, refuzojnë të japin informacion se kur u identifikuan viktimat.
Është e paqartë se çfarë do të ndodhë me funeralin e tij
Mbetet e panjohur se çfarë do të ndodhë me funeralin e Yevgeny Prigozhin, i cili kishte marrë titullin “Hero i Rusisë”. Për ata që mbajnë këtë titulli parashikohen procedura të veçanta varrimi.
Megjithatë, Vladimir Putin, siç është praktika e tij standarde, injoron qëllimisht njerëzit që i konsideron armiq politikë në deklaratat e tij publike dhe shmang thënien e emrave të tyre, gjë që ai beson se do t’u japë atyre vëmendje dhe prestigj. Rebelimi i Prigozhin në fund të korrikut, megjithëse zgjati vetëm disa orë, ishte ndoshta kërcënimi më i madh për pushtetin e presidentit rus që kur ai mori detyrën rreth 23 vjet më parë.
Në të njëjtën kohë, videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë se rusët krijojnë monumente të improvizuara të Prigozhin në Shën Petersburg, që ishte edhe baza e tij e operacioneve, dhe në qytete të tjera. Një tjetër video nga Novosibirsk, e postuar në Telegram, tregon një burrë me uniformë ushtarake dhe një simbol Wagner duke qarë përpara një monumenti të improvizuar të manjatit.
A #Wagner mercenary realized that there would be no more payments for him. pic.twitter.com/sActqnOSIV
— NEXTA (@nexta_tv) August 24, 2023
/abcnews.al