Kremlini hedh poshtë akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane

schedule15:23 - 30 Korrik, 2024

schedule 15:23 - 30 Korrik, 2024

Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, ka hedhur poshtë sot akuzat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për planet e supozuara të Rusisë për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

“Sa i përket këtyre akuzave janë absurde, ne i hedhim poshtë me vendosmëri,” tha Peskov.

Ai vlerësoi se demokratët dhe republikanët po e shfrytëzojnë Rusinë dhe presidentit  Vladimir Putin gjatë fushatës zgjedhore në SHBA, si dhe se po  dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!