Kremlini fajëson NATO-n: Po inkurajojnë Ukrainën të vazhdojë këtë luftë të pakuptimtë

schedule14:00 - 30 Maj, 2024

schedule 14:00 - 30 Maj, 2024

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se vendet perëndimore nxisin Ukrainën që të vazhdojë luftën. Në një deklaratë për gazetarët në Moskë, Peskov foli lidhur me qasjen e SHBA-së dhe vendeve evropiane.

“Vendet anëtare të NATO-s, kryesisht SHBA-ja dhe vendet e tjera të Evropës, ditët e fundit janë drejtuar në tendencën për rritjen e tensioneve. Këtë e bëjnë me vetëdije. Jepen shumë deklarata me përmbajte ushtarake. Kjo nuk është asgjë tjetër veçse nxitje e një niveli të ri të tensioneve”, tha Peskov duke shtuar:

“Ata po bëjnë çdo gjë të mundshme për nxitur Ukrainën që të vazhdojë luftën e pakuptimtë. Këto vende kanë për qëllim vazhdimin e luftës në kuptimin e vërtetë dhe metaforik. Kjo do të ketë pasoja”.

Peskov thotë se “kjo do të shkaktojë dëm të madh ndaj interesave të vendeve që zgjedhin të rrisin tensionet”. Ai theksoi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është përgatitur për të zhvilluar vizitën në Korenë e Veriut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!