Rusia tha se janë duke u zhvilluar bisedime këmbimin e mundshëm të të burgosurve mes të Moskës dhe Uashingtonit, por ende nuk është arritur marrëveshje, sipas CNN.
“Ende nuk është arritur rezultat konkret”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, përmes një deklarate.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka bërë “ofertë të konsiderueshme” për të kthyer në shtëpi dy amerikanë që po mbahen në Rusi.
Lexo edhe: CNN: Biden pritet të shkëmbejë një trafikant rus të dënuar në SHBA me dy amerikanë
Familjarët e të dy amerikanëve janë duke kërkuar vazhdimisht nga administrata Biden për kthimin e tyre. Basketbollistja Griner, fituese e dy medaljeve olimpike, është duke u mbajtur në Rusi prej muajit shkurt, pasi zyrtarët kanë gjetur kanabis në valixhen e saj, teksa ajo ka qenë duke u kthyer në SHBA, pas përfundimit të ndeshjeve në Rusi.
Whelan është dënuar më 2020 me 16 vjet burgim në Rusi, nën akuzat për spiunim.
Ai mohon se ka qenë i përfshirë ndonjëherë në diçka të tillë.
/abcnews.al