Kremlini tha sot se do të monitorojë nga afër zgjedhjet e parakohshme në Francë, duke pasur parasysh atë që e përshkroi si qëndrimin e “hapur armiqësor” të udhëheqjes franceze ndaj Rusisë.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia po monitoronte rezultatet e zgjedhjeve europiane, në të cilat partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike shënuan fitore të mëdha.
Raundi i parë i zgjedhjeve parlamentare në Francë do të mbahet vetëm pas tre javësh, më 30 qershor, kurse raundi i dytë më 7 korrik, pak javë para Lojërave Olimpike.
Sipas Financial Times, kjo është një lëvizje me një rrezik të madh për presidentin francez, i cili tashmë kishte humbur shumicën e tij parlamentare nga zgjedhjet e mëparshme në 2022.