Kremlini: Deklarata e Stoltenberg për armët bërthamore përshkallëzon tensionet

schedule12:32 - 17 Qershor, 2024

schedule 12:32 - 17 Qershor, 2024

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov vlerësoi sot deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për mundësinë e vendosjes në gatishmëri të armëve bërthamore të aleancës si një tjetër përshkallëzim të tensioneve.

“Nuk është gjë tjetër veçse një tjetër përshkallëzim i tensioneve”, u tha Peskov gazetarëve.

Stoltenberg deklaroi më parë se NATO po shqyrton vendosjen e armëve bërthamore në gatishmëri, duke deklaruar se transparenca është një pengesë në këtë rast.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!