Kremlini: Çdo plan paqeje për Ukrainën duhet të pasqyrojë realitetin në terren

schedule11:05 - 25 Qershor, 2024

schedule 11:05 - 25 Qershor, 2024

Kremlini tha se çdo plan paqeje për Ukrainën i propozuar nga një administratë e mundshme e ardhshme amerikane e Donald Trump do të duhej të pasqyronte realitetin në terren, por tha se presidenti rus Vladimir Putin është i hapur për bisedime.

Reuters raportoi se dy nga këshilltarët kryesorë të Trump i paraqitën atij një plan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, nëse ai fitonte zgjedhjet që përfshin sa më shumë armë për Ukrainëns vetëm nëse fillon bisedimet e paqes.

“Vlera e çdo plani është në detaje dhe në marrjen parasysh të situatës reale në terren,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për Reuters.

“Ne nuk e dimë se për çfarë lloj plani po flasim, ose çfarë saktësisht i referohet.”

“Presidenti Putin ka deklaruar vazhdimisht se Rusia ishte dhe mbetet e hapur për negociata, duke marrë parasysh situatën aktuale në terren”, tha ai.

“Ne mbetemi të hapur për negociata dhe për të vlerësuar planin, së pari duhet ta shohim”.

Peskov tha se propozimet e fundit të Putinit për paqen nuk janë pranuar nga Perëndimi apo Ukraina.

“Ju e dini se Putini së fundmi paraqiti një iniciativë paqeje, e cila fatkeqësisht nuk u pranua as nga Perëndimi dhe as nga vetë ukrainasit”, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!