Kremlini: Bllokimi i anëtarësimit të Ukrainës në NATO mbetet një nga qëllimet e operacionit ushtarak

schedule23:36 - 20 Prill, 2023

schedule 23:36 - 20 Prill, 2023

Parandalimi i pranimit të Ukrainës në NATO mbetet një nga qëllimet e operacionit special ushtarak. Kështu u tha gazetarëve të enjten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Sigurisht, sepse, në të kundërt, kjo do të përbëjë një kërcënim serioz, domethënës për sigurinë e vendit tonë”, tha zëdhënësi, duke iu përgjigjur një pyetjeje, shkruan Tass.

Duke komentuar vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Kiev, Peskov u shpreh se Kremlini nuk ka vlerësime për perspektivat e anëtarësimit të Ukrainës në aleancë.

“Jo, Kremlini nuk ka vlerësime të perspektivave,” vuri në dukje ai.

Më herët të enjten, zyra e shtypit e NATO-s tha se Stoltenberg aktualisht ndodhet në Ukrainë. Sipas një burimi diplomatik në Bruksel, vizita e Stoltenberg në Kiev është bërë elementi përfundimtar i përgatitjes për takimin e grupit të kontaktit për Ukrainën në bazën ajrore Ramstein të Gjermanisë më 21 prill.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!