Kremlini akuzon Macron për nxitje të tensioneve në të gjithë Evropën

schedule14:42 - 7 Qershor, 2024

schedule 14:42 - 7 Qershor, 2024

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka akuzuar Emmanuel Macron për nxitje të tensioneve në të gjithë Evropën.

Të enjten, presidenti francez tha se po planifikonte të dërgonte avionë luftarakë Mirage 2000 në Ukrainë.

Zëdhënësi i Moskës pretendoi se Macron kishte deklaruar mbështetjen e tij absolute për Kievin – dhe tregoi gatishmërinë e tij për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Francës në konfliktin Rusi-Ukrainë.

Presidenti francez nuk tha se sa Mirazhe do të sigurojë Franca. Ai as nuk deklaroi se kur do të ndodhte dhe me çfarë kushtesh financiare.

“Franca ka propozuar që pilotët ukrainas të trajnohen në Francë nga kjo verë”, theksoi Macron./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!