Qytetarët dhe bizneset kanë shlyer në kohë këstet e kredive duke bërë që niveli i tyre të ulet ndjeshëmViti 2025 ka nisur me një tregues mjaft optimist i cili vijon për të tretin muaj radhazi dhe konfirmon qëndrueshmërinë ekonomike të vendit por njëkohësisht edhe aftësinë paguese të qytetarëve dhe biznesve.
Huatë me probleme kanë zbritur në rreth 4%duke regjistruar nivelin më të ulët që prej vitit 2008. Nëse bëjmë një vlerësim vjetor, norma e kredive me probleme ka rënë me gati 1%, duke reflektuar përmirësim të mëtejshëm të cilësisë së huadhënies.Qëndrueshmëria e normave të interesit ka dhënë efekte në shlyerjen e kredive në kohë, por edhe zhvlerësimi i valutave ka dhënë kontribut pasi i bën më të lira kreditë e marra në monedhë të huaj e sidomos në euro
Për të stabilizuar inflacionin Banka e Shqipërisë rriti disa herë normën bazë të interesit ndërsa aktualisht ëshët pozicionuar në nivelin 2.75% në përpjekje për të kthyer në objektiv inflacioniN.
Tashmë ka kaluar faza e rritjes së normave të interesit dhe pritshëmritë janë që Banka Qendore të vijoj politikën lehtësuese edhe pse përgjatë këtij viti nuk është marë asnëj vendim për uljen e normave të intersit.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë një elemnt pozitiv është edhe fakti se vitin e kaluar nuk u regjistruan kredi të reja me probleme, madje pati edhe ndërgjegjësim të kredimarrësve problematikë që nisën të shlyenin detyrimet.
HUATE ME PROBLEME
Mars 2025 4.02%
Mars 2024 4.64%
Mars 2023 5.15%