Niveli i kredive me probleme mbetet i qëndrueshëm. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë gjatë janarit të këtij viti niveli i kredive të këqija ose i kredive që nuk shlyhen në afat rezultoi 3.85 përqind nga 4.12 përqind që u regjistrua në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Megjithatë, nëse e krahasojmë me dhjetorin e vitit të kaluar të dhënat tregojnë një tendencë të vogël rritjeje.
Ky është një tregues mjaft optimist i cili konfirmon se aftësia paguese e qytetarve dhe e bizneseve është përmirësuar në vend. Po ashtu ndikim në këtë drejtim ka pasur edhe rritja e nivelit të punësimitpor edhe e pagave.
Qëndrueshmëria e nivelit të kredive e me probleme është një sinjal pozitiv për sistemin bankar dhe përmirësimin e gjendjes financiare të huamarrësve.
Tashmë norma e interesit në lekë prej shumë muajsh është pozicionuar në nivelin në 2.50 përqind si një masë për të stabilizuar çmimet e konsumit por njëkohësisht kjo ul edhe kostot për qytetarët dhe bizneset që kanë një kredi në monedhën kombëtare.
Kjo nënkupton që këstet e kredive të reja do të jenë më të lira se ato që janë aprovuar aktualisht./abcnews.al


